Zyrtare: Përfundon sezoni për mbrojtësin 22-vjeçar të Milanit

  • 25 April 2019 - 18:00
Zyrtare: Përfundon sezoni për mbrojtësin 22-vjeçar të Milanit

Calabria ka thyer kërcin (fibula) dhe do të mungojë së paku 2 muaj. Për të ka përfunduar sezoni, por duket se ka humbur edhe Evropianin U-21 që starton me 15 qershor.

Mbrojtësi 22-vjeçar i Milanit, Davide Calabria, do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit dhe do të humbasë edhe Kampionatin Evropian U-21 pasi ka thyer kërcin (fibula).

Calabria u detyrua të largohet nga loja në humbjen 0-1 nga Lazio në San Siro të mërkurën në Kupën e Italisë dhe sipas Sky Sport Italia, ai do të jetë jashtë për së paku 2 muaj.

Testet mjekësore zyrtare bëjnë të ditur se lojtari ka thyer kërcin (fibula) e këmbës së majtë dhe se priten teste të tjera muajin e ardhshëm. 

Mbrojtësi i djathtë tashmë do të mungojë në pesë ndeshjet e mbetura në Serie A, duke nisur nga sfida me Torinon të Shtunën.

Ai gjithashtu pritet të humbasë edhe Evropianin U-21, që starton me 15 qershor.

Davide Calabria ka bërë 32 paraqitje me Milanin këtë edicion dhe ka shënuar 1 gola.

(Kosova Sot)