E shkelmoi kundërshtarin e shtrirë në tokë, vjen dënimi për Veselin nga FFK-ja

  • 27 April 2019 - 16:49
E shkelmoi kundërshtarin e shtrirë në tokë, vjen dënimi për Veselin nga FFK-ja

Mesfushori i klubit Vushtrria, Besart Veseli, është ndëshkuar me një vit pezullim nga ndeshjet e futbollit për shkak të sjelljes së pahijshme në ndeshjen kundër Fushë Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluara më 21 prill, në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, Besart Veseli e goditi dhe e shkelmoi kundërshtarin e tij, i cili ishte i shtrirë në tokë. Ky veprim i Veselit nuk erdhi për shkak të luftës për top, pasi që topin nuk e kishte në këmbë kundërshtari i tij.

Për këtë vperim, Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur ta dënojë Veselin me një vit pezullim nga ndeshjet e futbollit. Vendimi  u mor pasi FFK-ja e analizoi raportin e gjyqtarit të ndeshjes dhe i shikoi incizimet e lojës.

Njoftimi i plotë i Federatës së Futbollit të Kosovës:

“BESART VESELI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 003130M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar komisionit për ndëshkim me karton të kuq dhe sulm fizik në lojtarin kundërshtar- goditje dhe shkelmim pa top të lojtarit kundërshtar derisa ky ishte i shtrirë për toke në ndeshjen e javës së; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – F.KOSOVA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu “në Vushtrri . (raportet e zyrtarëve nga ndeshja si dhe inçizimet televizive nga ndeshja e zhvilluar në Vushtrri). Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika 2.; DËNOHET; me ndalesë loje për; 12 muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”.

(Kosova Sot)