Messi gjithnjë e më pranë rekordin mbresëlënës të Ryan Giggs

  • 28 April 2019 - 10:40
Messi gjithnjë e më pranë rekordin mbresëlënës të Ryan Giggs

Lionel Messi është seç herë e më afër rekordin mahnitës të legjendës së Manchester United, Ryan Giggs, pasi të shtunën e fitoi trofeun e 10 në La Liga dhe të 34-tin në karrierë.

Superylli argjentinas i ka fituar plot 34 tituj në karrierën e tij të shquar me Barçën: 10 në La Liga, katër në Ligën e Kampionëve, gjashtë në Kupën e Mbretit, tetë në Super Kupën e Spanjës, tri në Super Kupën e Evropës dhe tri në Kupën e Botës për Klube

Por, 31-vjeçari ende ngel prapa Ryan Giggs në këtë aspekt.

Ryan Giggs, Manchester United

Ish-përfaqësuesi i Uellsit është futbollisti i vetëm që i ka fituar 36 tituj me të njëjtin klub, Manchester Unitedin nga viti 1990 deri më 2014.

Nëse e fiton Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit këtë sezon, atëherë Messi do të barazohet me legjendën e Premierligës.

Image

Megjithatë, numri 10 i Barçës duhet të presë edhe disa vite për t’u bërë futbollisti më i dekoruar në histori, sepse Dani Alves mban këtë rekord me 42 trofe nga koha e tij në Bahia, Sevilla, Barcelona, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Brazil.

(Kosova Sot)