Rahoveci – Prishtina, finalja e Superligës

  • 28 prill 2019 - 21:20
Rahoveci – Prishtina, finalja e Superligës

Rahoveci – Prishtina do të jetë finalja e Superligës së Kosovës në basketboll.

Në Rahovec, në palestrën “Mizahir Isma”, para rreth 2500 shikuesve, u zhvillua ndeshja e tretë gjysmëfinale e Superligës së Kosovës në basketboll, në mes të Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit.

Pas 4 çerekëve, vendasit u treguan më të mirë dhe triumfuam me 14 pikë epërsi, duke i mposhtur mysafirët me  rezultat 84:70.

Kështu, pas tri fitoreve ne serinë e ndeshjeve gjysmëfinale, Rahoveci iu bashkua Prishtinës në finalen e madhe, kjo e fundit po ashtu me 3:0 e mundi Bashkimin në gjysmëfinalen tjetër. 

(Kosova Sot)