Sot luhet ndeshja e fundit e xhiros në IPKO Superligë

  • 29 April 2019 - 12:56
Sot luhet ndeshja e fundit e xhiros në IPKO Superligë

Flamurtari – KEK-u do të luajnë sot në ndeshjen e fundit të xhiros së 29-të të IPKO Superligës.

Flamurtari dhe KEK-u do ta mbyllin sot xhiron e 29-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll me përballjen në mes tyre.

Pesë ndeshje janë zhvilluar në fundjavë, ku janë regjistruar kryesisht rezultate të pritura.

Tre kandidatët për titull, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi kanë fituar në shtëpi, ashtu siç pritej, kurse Trepça ’89 ia dha “shqelmin” e fundit Lirisë.

Kurse, fitore të madhe drejt mbijetesës ka shënuar Ferizaj në Therandë në duel me Ballkanin.

E Kuqezinjtë sot do të mundohen të fitojnë në shtëpi për t’i mbajtur gjallë shpresat se do t’i ikin barazhit dhe do të mbesin së paku edhe një sezon në elitën e futbollit kosovar.

Kjo ndeshje zhvillohet në kryeqytet duke filluar nga ora 15:30.

IPKO Superliga – Java e 29-të:

Feronikeli – Gjilani        2:0

Llapi – Drita                  1:0

Ballkani – Ferizaj           2:4

Prishtina – Drenica        2:1

Trepça ’89 – Liria             2:1

E hënë

15:30 Flamurtari – KEK-u

(Kosova Sot)