Topi i Artë? Van Dijk befason me përgjigjen, ka fokusin në gjëra tjera

  • 29 April 2019 - 16:16
Topi i Artë? Van Dijk befason me përgjigjen, ka fokusin në gjëra tjera

Ylli i Liverpool, i cili së fundmi është shpallur lojtari më i mirë në Premierligë, ka thënë se nuk është i koncentruar tek ai çmim.

Holandezi ka fokusin e tij tek Barcelona dhe Lionel Messi, për ndeshjen e radhës, duke mos pasur në fokus çmimet individuale.

Këto përgjigje lideri i mbrojtjes të ‘The Reds’ i ka dhënë kur është pyetur nëse ai do ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen.

“Jo, ajo gjë nuk është në mendjen time, fare” ka thënë Van Dijk, transmeton lajmi.net.

“Momentalisht ka disa lojtarë që luajnë këtë lojë, të cilët janë jashtë kësaj bote, dhe kanë bërë këtë gjë për shumë vite” ka thënë tutje ai.

“Tani jemi në një garë në Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinale, kundër një skuadre fantastike, ku luajnë lojtarët më të mirë” ka thënë ndër të tjerash Van Dijk.

Liverpool janë të vendosur të fitojnë një titull këtë edicion, me dëshirën më të madhe tek Premierliga, ku nuk kanë triumfuar në 29 vitet e fundit.

(Kosova Sot)