Boateng: Ibra s’të flet për katër ditë nëse humb

  • 30 April 2019 - 11:10
Boateng: Ibra s’të flet për katër ditë nëse humb

Zlatan Ibrahimovic i injoronte bashkëlojtarët e tij nëse gjërat nuk i shkonin sipas dëshirës gjatë seancave stërvitore, sipas Kevin-Prince Boatengut.

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i injoronte plotësisht bashkëlojtarët e tij, nëse këta të fundit e mposhtnin atë në ndeshjet gjatë seancave stërvitore. Këtë gjë e ka zbuluar ish-bashkëlojtari i tij në Milan, Kevin-Prince Boatengu

Sulmuesi i Barcelonës, Boateng, kishte luajtur përkrah Inbrahimovicit për dy sezone në Milan, 2010-2012, para se përfaqësuesi i ekipit kombëtar të Suedisë të transferohej në Paris Saint-Germain.

Ibrahimovici tani luan në Major League Soccer (MLS), niveli i parë i futbollit në SHBA. Gjatë ndeshjes së LA Galaxy kundër Real Salt Lake, Ibra u përfshi në një zënkë me ish-mbrojtësin e Manchester Cityt, Nedum Onuoha. Kur Ibra e shënoi golin e fitores, ai festoi duke iu drejtuar Onouhas.

Por, edhe pse Boatengu beson se reputacioni për personalitetin e pasjellshëm të Ibras është i gabuar, ai ka bërë të ditur se ish-sulmuesi i Interit, Barcelonës e Manchester Unitedit i injoronte bashkëlojtarët e tij nëse humbte në ndeshjet e seancave stërvitore.

“Kur hyra në zhveshtore në ditën time të parë me Milanin, ai [Ibrahimovic] më foli me emër. Unë mendova më vete: “Uau, ai ma dika emrin”. Nga ai moment, ne kaluam shumë mirë bashkë”, ka thënë Boatengu për DAZN.

“Zlatan është lider. Kurrë në jetë nuk e kam takuar asnjë njeri më ambicioz sesa ai. Nëse ai humb në ndeshjet e seancës stërvitore, atëherë nuk të flet për katër ditë”. 

(Kosova Sot)