Gjyqtari e ndal ndeshjen për të shkuar në tualet

  • 30 April 2019 - 12:38
Gjyqtari e ndal ndeshjen për të shkuar në tualet

Në fundjavë u zhvillua ndeshja mes Chaves dhe Nacional, në ligën NOS, që është niveli i parë i futbollit në Portugali . Kjo ndeshje u ndal për plot tre minuta, në mënyrë që njëri ndër gjyqtarët anësorë të shkojë në tualet.

Dhjetë minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë e ndeshjes të së dielës, kur portieri ishte duke e rinisur lojën, gjyqtari e ndali lojën.

Njëri ndër gjyqtarët anësorë e lëshoi pastaj flamurin në gjysmën e fushës dhe filloi dalëngadalë ta dalë nga fusha e stadiumit.

Gjyqtari i katërt shihet duke i dhënë diçka atij gjatë kohës kur po largohet nga fusha dhe joe.co.uk sugjeron se kjo gjë ishte çelësi për një tualet.

Përfundimisht, gjyqtari u rishfaq dhe u prit me brohoritma nga tifozët në tribuna. Gjyqtari kryesor u tall duke ai treguar atij kartonin e kuq.

Image

Chaves e fitoi këtë ndeshje në ligën e nivelit të parë të futbollit në Premierligë, me rezultat 4:1.

(Kosova Sot)