Media britanike jep lajmin e bujshëm: Bayern Munchen piketon Milot Rashicën

  • 30 April 2019 - 12:42
Media britanike jep lajmin e bujshëm: Bayern Munchen piketon Milot Rashicën

Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme me Werder Bremenin në kampionatin gjerman.

Shqiptari i Kosovës ka arritur të realizojë 10 gola këtë sezon, teksa ka dhënë dhe 3 asiste.

Paraqitja fantastike e Rashicës ka zgjuar interesin e shumë klubeve në merkato, teksa së fundmi prestigjiozja britanike “Daily Mirror”, raporton se futbollisti është piketuar nga Bayerni i Mynihut.

Për 22-vjeçarin kanë shfaqur interes dhe anglezët e Cristal Palace, teksa pritet një merkato e nxehtë këtë sezon.

Kujtojmë që në ndeshjen e para pak ditësh në Kupën e Gjermanisë ndaj Bayernit, Rashica, arriti të shënonte dhe të japë asist në vetëm 2 minuta.

(Kosova Sot)