Milani e zëvendëson Gennaro Gatusson me Mark Van Bommelin

  • 01 May 2019 - 11:53
Milani e zëvendëson Gennaro Gatusson me Mark Van Bommelin

Trajneri i PSV-së, Mark van Bommel thuhet se është në listën e dëshirave për trajner të Milanit.

Sipas La Repubblica, holandezi është emri më i ri që mund ta zëvendësojë Gennaro Gattuson te skuadra italiane.

Holandezi është familjarizuar me Rossonerrët pasi ka luajtur në 50 raste për kuqezinjtë midis 2011 dhe 2012, duke i ndihmuar ata të fitonin Scudetton e fundit.

Megjithëse është vetëm në sezonin e parë në krye të PSV, 42-vjeçari me skuadrën zë pozitën e dytë në Eredivisie, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në kampionat.

Ish-mesfushori i Holandës gjithashtu është lavdëruar edhe për promovimin e lojtarëve të rinj gjatë qëndrimit të tij, ku Milani synon ta sjell në radhët e veta Steven Bergwijn.

Ndryshe, Milani ka në listë edhe dy legjendat e klubit, ish-futbollistët Clarence Seedorf dhe Filippo Inzaghi. 

(Kosova Sot)