Ish-futbollisti i famshëm holandez opsion i ri për stolin e Milan-it

  • 01 May 2019 - 14:45
Ish-futbollisti i famshëm holandez opsion i ri për stolin e Milan-it

Duke e parë që epoka e Gattusos tek Milan është pranë pëtfundimit, emra të ndryshëm janë përfolur në media për stolin e “Rosonerëve”. Sipas të përditshmes italiane ‘Tuttosport’, ish-futbollisti i famshëm holandez, Van Bommel është emri i fundit për zëvendësimin e Gattusos. Për momentin holandezi po e udhëheq ekipin e PSV-së, të cilët janë në luft për titull në Holand.

Ish-mesfushori i Milan-it po pëlqehet shumë nga bossi, Ivan Gazidis. Edhe pse kishte qëndruar vetëm 18 muaj, holandezi ishte bëri njëri nga lojtarët e preferuar te tifozët e Milan-it.

(Kosova Sot)