Lëndohet Rashica, shqetësohet Werderi

  • 01 May 2019 - 15:14
Lëndohet Rashica, shqetësohet Werderi

Futbollisti kosovar nuk ka mundur ta përfundonte stërvitjen e së mërkurës për shkak të dhimbjeve që ndiente

Werder Bremeni është në panik.

Në fakt, futbollisti kosovar, Milot Rashica e ka përfunduar para kohe seancën stërvitore të së mërkurës për shkak të dhimbjeve që ndiente.

Sipas mediave gjermane, përfaqësuesi kosovar kishte probleme në gjoks, me ç’rast u desh të transportohej me mini-veturë të golfit.

“Miloti është lënduar gjatë ngrohjes, por për momentin nuk mund të them diçka më shumë. Por, nuk është diçka serioze”, është shprehur trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt.

Rashica është duke shfaqur formë fantastike këtë sezon, sidomos në vitin 2019, kur është njëri prej futbollistëve më të mirë në Bundesligë.

Nuk dihet nëse 22 vjeçari do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin nga Bremen në ndeshjen në shtëpi ndaj Borussia Dortmundit këtë të shtunë.

(Kosova Sot)