Ylli spanjoll e do transferimin te Barça

  • 01 May 2019 - 17:18
Ylli spanjoll e do transferimin te Barça

Barcelona është pranë nënshkrimit me mesfushorin spanjoll Juan Mata, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në fund të këtij sezoni. Sipas të përditshmes britanike “The Sun” palët nuk do ta rinovojnë kontratën, ndaj Mata do të transferohet me parametrin zero. Gjithsesi, Barcelona i ka vendosur një kusht mesfushorit 31-vjeçar, që pas 8 vitesh në Premier League synon të rikthehet në vendlindje. Klubi “blaugrana” i ka kërkuar Juan Mata që të ulë pretendimet e tij për rrogën në rast se dëshiron të luajë në “Camp Nou”.

Mata, aktualisht përfiton 170 mijë stërlina në javë (plus bonuse të ndryshme), por Barça kërkon që kjo shumë të jetë më e ulët. Vetëm pasi të ulë pretendimet financiare mund të realizohet ky transferim, që do të ishte me koston zero.

Gjatë 8 viteve në Angli, Juan Mata ka luajtur me Chelsea dhe Manchester United. Me fanellën e “blues, spanjolli ka realizuar 82 ndeshje dhe realizuar 18 gola, ndërsa në “Old Trafford” lojtari ka luajtur 160 ndeshje dhe ka realizuar 33 gola. Në vitet 2007-2011, Mata ka luajtur në La Liga me Valencia.

(Kosova Sot)