Cristiano Ronaldo mesazh për Casillas: Bëhu i fortë shoku im

  • 01 May 2019 - 20:22
Cristiano Ronaldo mesazh për Casillas: Bëhu i fortë shoku im

 

Cristiano Ronaldo i ka uruar shërim të shpejtë ish-bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Iker Casillasit, i cili pësoi sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij Porto të mërkurën në mëngjes.

Klubi portugez njoftoi se gjendja shëndetësore e portierit spanjoll është e mirë dhe stabile dhe se problemi i tij me zemër është rregulluar. Sulmuesi i Juventusit Ronaldo, i cili nga 2009 deri më 2015 luajti përkrah portierit spanjoll në Real Madrid, i ka uruar shërbim të shpejtë Casillasit përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

“Bëhu i fortë shoku im. Të dëshirojë shërbim të shpejtë”, shkroi Ronaldo në një Instasorty në Instagram.

 

Image

Casillas iu nënshtrua një operacioni të vogël, një kateterizimi kardiak, menjëherë pasi u pranua në spital pas një sulmi të vogël në zemër gjatë një seance stërvitore me Porton të mërkurën në mëngjes.

Menjëherë pasi gjendja ishte qetësuar dhe procedurat mjekësore ndaj tij ishin kryer, 37-vjeçari u kishte shkruar miqve më të afërt, duke u thënë shkurt: “Jam mirë”. Casillas do t’i mbushë 38 vjet këtë muaj dhe ka qenë pjesë e Portos që prej vitit 2015 dhe sapo e ka rinovuar kontratën me klubin portugez për një sezon, me opsion për të paktën edhe një vit tjetër.

(Kosova Sot)