Zidane dëshiron gjashtë transferime, Perez ofron 500 milionë euro

  • 02 May 2019 - 14:45
Zidane dëshiron gjashtë transferime, Perez ofron 500 milionë euro

 

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dëshiron të paktën gjashtë transferime të këtë verë. Sipas gazetës spanjolle Marca, trajneri Zidane ka identifikuar lojtarët që dëshiron, ndërsa dy lojtarë tashmë të transferuar. Mbrojtësi i Portos, Eder Militao tashmë ka nënshkruar për Realin, ndërsa edhe i riu Rodrygo do të mbërrijë nga Santos .

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, sulmuesi i Eintracht Frankfurt Luka Jovic, mbrojtësi i Lyonit Ferland Mendy dhe njëri nga mesfushorët Paul Pogba i Manchester Unitedit ose Christian Eriksen i Tottenhamit janë prioritetet e tjera të kërkuara nga Zidane.

Një nënshkrimi Galaktik mund të bëhet edhe me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, i cili thuhet se qëndron në krye të listës së dëshirave të francezit.Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez thuhet se ka ndarë tashmë 500 milionë euro për të kënaqur kërkesat e Zidanes këtë verë

(Kosova Sot Online)