Rrëfehet Bonuçi: Transferimi te Milani më rriti, sulmuesi më i fortë që jam përballur…

  • 03 May 2019 - 12:13
Rrëfehet Bonuçi: Transferimi te Milani më rriti, sulmuesi më i fortë që jam përballur…

Leonardo Bonuçi është një futbollist shumë i diskutuar në ambientin sportiv në Itali. E gjitha për shkak të lëvizjes së tij nga Juventusi te Milani dhe më pas përsëri te bardhezinjtë.

“Ishte vit intensiv, ku kam përjetuar dhe gjëra kundra meje. Mendova se diçka më mungonte, nuk isha i qartë dhe me kalimin e kohës kuptova se duhet të lëvizja. Viti që kalova te Milani më bëri  të rritem, por kam qenë me fat që arrita të rikthehem te Juventusi, jam i lumtur për këtë”, rrëfehet fillimisht mbrojtësi për “Rai 3”.

Më pas ai foli edhe për një moment të vështirë të jetës, sëmundjen e djalit të tij Mateo, por edhe sulmeve në rrjetet sociale. “Më vjen keq sepse ata që na ofenduan ishin 12-14 vjeçarë. Nëse nja transferim mes 2 klubesh është mjaftueshëm për të ofenduar,  nuk mund ta imagjinoj se çfarë mund të ndodhë me fëmijet jashtë. Mateo ishte 2 vjeç dhe ne ishim me pushime. U kthyem në Torino dhe na thanë se nuk mund të prisnim më”, shprehet Bonuçi.

Për sa i përket fushës, Bonuçi falenderon një trajner për karrierën e tij, Antoono Konte. “Më bëri lojtar ndërkombëtar dhe më mësoi një mënyrë të re për t’i luajtur ndeshjet”.

Bonuçi tregon edhe për kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur. “Në vitet e fundit, kundër Duvan Zapata kam luftuar gjithmonë fort për të fituar duelin”.

(Kosova Sot Online)