Cristiano Ronaldo synon “Këpucën e Artë” në Serie A, starton në derbi ndaj Torinos

  • 03 May 2019 - 19:43
Cristiano Ronaldo synon “Këpucën e Artë” në Serie A, starton në derbi ndaj Torinos

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Juventusit dhe Torinos.

Juventusi, tashmë kampion i Serisë A për herë të tetë me radhë, luan ndaj Torinos në derbi pa presion dhe premtohet spektakël në “Allianz Stadium”.

Cristiano Ronaldo luan nga minuta e parë për “Zonjën e Vjetër” dhe do të tentojë të shënojë sa më shumë gola, pasi po lufton për “Këpucën e Artë: në Serie A.

Ai deri më tani ka shënuar 20 gola dhe renditet i katërti. Prin Fabio Quagliarella me 23, i ndjekur nga Duván Zapata dhe Krzysztof Piatek, që të dy me nga 21.

Juventus:

Torino: Sirigu; Izzo, Nkoulou, Bremer; De Silvestri, Lukic, Rincon, Meite, Ansaldi; Berenguer. Belotti.

Image

(Kosova Sot Online)