‘Ronaldo dhe Messi janë Nadali dhe Federeri i futbollit’

  • 04 May 2019 - 19:52
‘Ronaldo dhe Messi janë Nadali dhe Federeri i futbollit’

Giorgo Chiellini e di mirë se ndoshta nuk ishte Juventusi më i mirë që ishte parë në një derbi, por mbrojtësi dhe kapiteni i kampionëve të Italisë në fuqi duartroket shokët e tij për reagimin që patën:

“Kjo skuadër ka një shpirt dhe një zemër të madhe dhe e ka treguar këtë edhe në këto dy ndeshje të fundit. Është e vështirë të luash kur nuk ke objektiva përpara, por kundër Interit dhe ndaj Torinos, edhe pse e kemi nisur keq, në pjesën e dytë kemi dominuar, kemi barazuar dhe ndoshta edhe mund ta përmbysnim ndeshjen, por mjafton edhe kështu.

Image

Jemi kampionë të Italisë dhe nuk kemi dalë në fushë për shëtitje në këto ndeshje të fundit, por thjesht na ka munguar ajo flaka, që ndizet automatikisht kur në lojë luhet diçka, – shprehet 34-vjeçari, që kur i kërkohet një krahasim mes rivalitetit mes Ronaldos dhe Messit thekson.

Cristiano dhe Messi nuk kanë për të reshtur së magjepsuri. Është bukur dhe një fat për ne që po jetojmë këtë epokë në të cilën ata duelojnë me njëritjetrin pa u ndalur. Shkurt, ata janë Rafael Nadali dhe Rogger Federeri të futbollit, sepse ashtu siç kanë bërë për vite me radhë pa u lodhur këta të dy në tenis, edhe Messi e Ronaldo nuk janë lodhur së luftuari dhe fituari”.

(Kosova Sot Online)