Ajaxi do shumë më shumë se thjesht Kupën e Holandës

  • 06 May 2019 - 12:31
Ajaxi do shumë më shumë se thjesht Kupën e Holandës

Trajneri Erik ten Hag ka pohuar se triumfi i Ajaxit në Kupën e Holandës, KNVB Beker, por kjo vetëm sa ia ka shtuar urinë skuadrës së tij për ta fituar ligën holandeze, Eredivisie dhe Ligën e Kampionëve.

Ajaxi e fitoi trofeun e parë të sezonit të dielën pas triumfit 4:0 ndaj Willem II në De Kuip, falë golave nga Daley Blind dhe Rasmus Kristensen dhe dy nga Klaas-Jan Huntelaar, duke i dhënë fund një periudhe prej pesë vjetëve pa trofe

Gjiganti holandez mbetet në garë për tripletë, pasi është lider në Eredivisie galë goldallimit ndaj kampionit në fuqi, PSV-së, ndërsa e ka fituar edhe ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Tottenhamit.

Para ndeshjes së kthimit kundër Spurs në Johan Cruyff ArenA, Ten Hag këmbënguli se Ajaxi nuk do të jetë i kënaqur nëse nuk arrin më shumë këtë sezon.

“Në fund të fundit, rëndësi kanë titujt”, tha ai për gazetarët.

“Jemi duke luftuar për këtë gjithë sezonin dhe trofeu i parë tashmë është këtu. Ne nuk jemi të kënaqur ende. Kjo nuk mjafton”, shtoi ai.

“Kjo na e shton urinë. Do ta shijojmë për 24 orë dhe më pas do të përqendrohemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)