Autobusi ia prish festën e titullit, lojtarët dalin ta shtyjnë

  • 06 May 2019 - 20:27
Autobusi ia prish festën e titullit, lojtarët dalin ta shtyjnë

Norwich siguroi vendin e parë në Championship në Angli dhe arriti të ngjitet në Premier League për sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e fundit në fushën e Aston Villa u mbyll me fitoren 2-1, edhe pse vlente sa për statistikë.

Lojtarët dhe stafi kanë dalë në qendër të qytetit ku kanë festuar bashkë me tifozët e tyre promovimin në elitën e futbollit anglez. Mirëpo gjatë festës një incident u shënua me autobusin e tyre.

Për të bërë paradën nëpër qytet ishte porositur një autobus me ngjyrën e verdhë të ekipit, gjithsesi mjeti i la në gjysmë të rrugës sepse pësoi një defekt dhe nuk u vu më në lëvizje, pavarësisht tentativës së dy lojtarëve për ta shtyrë të vetëm mjetin e rëndë.

Megjithatë festa e Norwich nuk u ndal, sepse shumë shpejt mbërriti një autobus tjetër i hapur, edhe pse nuk ishte me ngjyrën e tyre dalluese, por i kuq, ashtu siç janë në të gjithë Anglinë autobusët e shërbimit publik. 

(Kosova Sot)