Shpërthen Gattuso: E prita Bakayokon 7-8 minuta, me të do të sqarohem në gjuhën time

  • 06 May 2019 - 23:26
Shpërthen Gattuso: E prita Bakayokon 7-8 minuta, me të do të sqarohem në gjuhën time

Gennaro Gattuso ka folur pas fitores së Milan ndaj Bolognas.

Milani ka rrëmbyer pikët e plota në xhiron e 35 në Serie A, duke e mposhtur 2-1 Bolognan në “San Siro”.

Suso dhe Fabio Borini shënuan për Milanin, kurse Mattia Destro për mysafirët.

Duke folur për këtë fitore të rëndësishme, Gennaro Gattuso komentoi edhe momentin me Tiemoue Bakayokon.

Në minutën e 27’, Lucas Biglia u dëmtua dhe Gattuso deshi ta fusë në lojë mesfushorin francez, por ai u vonua me përgatitje dhe legjenda e Mialnit u irritua, duke e inkuadruar në lojë Jose Maurin.

Ata u panë më pas duke diskutuar, por nuk dihet çfarë i thanë njëri-tjetrit.

(Kosova Sot)