Yaya Toure i jep fund karrierës mes rekordeve

  • 10 May 2019 - 13:25
Yaya Toure i jep fund karrierës mes rekordeve

Yaya Toure nuk do të luajë më si futbollist profesionist, pasi sot agjenti i tij lajmëroi se mesfushori 35-vjeçar nuk do të luajë më, pasi mbylli sezonin me Olympiacos në Greqi.

Qendërmesfushori mbahet mend gjatë për tre vitet që kaloi tek Barcelona (2007-2010), ku fitoi 1 Superkupë, 1 Copa del Rey, 2 La Liga, 1 Champions League, 1 Superkupë Europe dhe 1 Botëror Klubesh.

Ndërkohë që nga viti 2010-2018 ka luajtur me Manchester City, ku arriti të fitore 3 Premier League, 1 Fa Cup, 2 Kupa të Ligës dhe 1 Community Shield.

Në Angli mban rekordin si lojtari i pagabueshëm nga pika e bardhë e penalltisë, në 11 raste nuk ka humbur asnjë, duke mbetur i saktë 100% tek 11 metërshat, si asnjë tjetër më parë.

Image

Ndërkohë që më herët, në sezonin 2005-06 me Olympiacos fitoi një kampion në Greqi dhe një kupë.

Në kombëtaren e Bregut të Fildishtë është tre herë pjesëmarrës në Kupën e Botës, ndërsa 4 herë është shpallur lojtari më i mirë afrikan dhe ka fituar një Kupë Afrike.

(Kosova Sot Online)