Mourinho: Tifozët e Unitedit tani e kuptojnë kur thosha se na duhet vetëm vendi i dytë

  • 15 May 2019 - 12:02
Mourinho: Tifozët e Unitedit tani e kuptojnë kur thosha se na duhet vetëm vendi i dytë

Tifozët e Manchester United kanë filluar të kërkojnë falje që kërkuan ta shkarkojnë Jose Mourinhon në fund të vitit të kaluar, që gjë edhe më pas pasoi nga bordi i klubit.

Trajneri portugez u shkarkua nga skuadra angleze, pas rezultateve të dobëta që po kalonte, por edhe që disa lojtarë ishin kthyer kundër tij.

Jose Mourinho ka analizuar sezonin e Manchester United, duke bërë të ditur se po të përfundonin në vendin e dytë në Ligën Premier, do të ishte sezon i mirë për të dhe skuadrën, duke ditur cilësinë e lojtarëve.
“E kam thënë para nëntë apo dhjetë muajve, të përfundonim në pozitën e dytë me Unitedin, mund të ishte arritje e madhe. Tani disa persona e kuptojnë”, ka thënë fillimisht trajneri portugez. 

“ Për Manchester United dua të them vetëm dy gjëra. Një është që koha ka treguar. Dy është që problemet janë ende aty. A isha unë viktimë e Pogbas? Jo. Problemet ishin aty, ju mund ta imagjinoni se problemet janë lojtarët, ambiciet, e vetmja gjë që nuk mund të them që po, Pogba ishte përgjegjës”, ka shtuar më tej Mourinho.
 

Image

Ndryshe, Djajtë e Kuq përfunduan kampionatin në pozitën e gjashtë dhe kanë mbetur jashtë pjesëmarrjes për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online)