Parashikimi i Joshuas për duelin ndërmjet Deontay Wilder dhe Dominic Breazeale

  • 15 May 2019 - 17:29
Parashikimi i Joshuas për duelin ndërmjet Deontay Wilder dhe Dominic Breazeale

Anthony Joshua pret që Deontay Wilder ta mposhtë Dominic Breazealen, mirëpo shpreson që rivali i tij ta nokautojë sfiduesin më vonë sesa e kishte bërë britaniku.
 

Breazeale është ndeshur me Joshuan në vitin 2016, por ishte nokautuar në raundin e shtatë në mbrojtjen e parë të titullin IBF nga AJ.
 

Image

Wilder e ka pranuar duelin me Breazeale (që zhvillohet më 18 maj) për shkak të statusit të detyrueshëm nga WBC, ndërsa Joshua mendon se ‘Bomberi i Bronztë’ do të fitojë me nokaut. 
 

Image

(Kosova Sot Online)