Feronikeli vetëm një hap larg titullit

  • 15 May 2019 - 18:04
Feronikeli vetëm një hap larg titullit

Feronikeli e ka mundur bindshëm 3:1 Llapin në një ndeshje derbi, duke iu ofruar shumë pranë titullit kampion në Superligë një javë para përfundimit të sezonit.

Arbër Prekazi, Mendurim Hoti dhe Kastriot Rexha shënuan golat në fitoren e Niklit ndaj Llapit në javën e parafundit të Superligës të mërkurën pasdite në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.

Fitorja e skuadrës së Zekria Ramadanit nënkupton se Feronikeli do të shpallet kampion i Kosovës nëse e mund apo të paktën barazon me rivalin për titull, Prishtinën, në javën e fundit të sezonit.

Kjo për shkak se edhe Prishtina ka fituar në javën e parafundit 2:0 ndaj Trepçës ’89 dhe ngel dy pikë prapa liderit.

Për Llapin, ndërkohë, shpresat për ta zënë të paktën pozitën e dytë në renditje shuhen pas kësaj ndeshje, pasi tani ngel gjashtë pikë prapa Prishtinës.

(Kosova Sot Online)