Real Madrid synon dyshen urryese të Messi-t

  • 15 May 2019 - 19:25
Real Madrid synon dyshen urryese të Messi-t

Dyshja argjentinase: Paulo Dybala dhe Mauro Icardi nuk ka një marrëdhënie shumë miqësore me bashkëkombasin dhe kapitenin e përfaqësueses, Lionel Messi.

Ky fakt nuk është sekret, por çuditërisht të dy kanë qenë prej kohësh në radarët e Barcelonës, me transferimin e tyre të refuzuar plotësisht vetëm nga 31-vjeçari.

Paulo Dybala dhe Mauro Icardi që konkretisht janë në pronësi të dy gjgantëve italianë, respektivisht Juventus dhe Inter, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre dhe një mision të përbashkët: t’i dëshmojnë Messit se gabohet.

Image

Për këtë motiv, sikurse pretendohet nga “Diario GOL”, ata synojnë të transferohen gjatë verës pikërisht te rivalët historikë të Barças, Real Madrid.

Image

(Kosova Sot Online)