Juventus vendos për të ardhmen e Allegrit

  • 16 May 2019 - 14:25
Juventus vendos për të ardhmen e Allegrit

Juventusi ia ka ofruar Massimiliano Allegrit një ofertë të re për zgjatjen e kontratës aktuale deri në vitin 2021, me një rritje të vogël te pagës.

Sipas La Stampa, Allegri dhe presidenti i Juves, Andrea Angelli, mbajtën një takim shumë të gjatë mbrëmjen e së mërkurës.

Gazeta italiane shpjegon se Agnelli i ka ofruar Allegrit mundësinë për ripërtëritjen e kontratës, që do ta mbante atë në klub për edhe një sezon tjetër.

Ai do të përfitonte pagë më të lartë vjetore se 7.5 milionë euro që e merr aktualisht.

Qëndrimi i Allegrit pritet të rezultojë në largimin e Paulo Dybalas nga klubi, me Joao Cancelon dhe Miralem Pjanicin po ashtu në rrezik, për shkak se trajneri italian do të përgatisë një ndryshim të madh në skuadër.

(Kosova Sot Online)