Gjashtë lojtarët e Milan-it që do të luajnë ndeshjen e fundit nw fanellën e Milan-it

  • 17 May 2019 - 16:52
Gjashtë lojtarët e Milan-it që do të luajnë ndeshjen e fundit nw fanellën e Milan-it

Të dielën ekipi i Milan-it luan ndeshjen e fundit si vendas për këtë sezon. Kundërshtar i tyre do të jetë Frosinone.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për ‘Rosonerët’ nëse duan kualifikim në “Ligë të Kampionëve”.

Megjithatë, për disa lojtarë të Milan-it kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë. Sipas ‘Sky Sport’ , gjashtë futbollist ‘Kuq e zinj’ do të luajnë ndeshjen e fundit në ‘San Siro’ me fanellë të Milan-it.

Lojtarët që pritet të largohen në këtë verë janë: Abate, Bakayoko, Bertolacci, Mauri, Montolivo dhe Zapata.

Përkundër sezonit jo të mirë ekipi nga qyteti i modës ka mundësi që të kualifikohet në ‘Ligën e Kampionëve’.

(Kosova Sot Online)