Çmenduria e City-t, ja paga marramendëse që i ofrohet Guardiolas

  • 20 May 2019 - 13:44
Çmenduria e City-t, ja paga marramendëse që i ofrohet Guardiolas

Nga Anglia vijnë lajme jo të mira për Juventusin, e cila tashmë duhet të heqë nga mendja Guardiolën.

Flitet se Guardiola ka arritur një marrëveshje ekonomike për të rinovuar me Manchester Cityn. Ky është një lajm i keq për Anjelin, i cili e ka spanjollin një dëshirë personale për të zëvendësuar Allegrin në stolin e Juves.

Siç raporton “The Sun”, Citi i ka ofruar një zgjatje të kontratës Guardiolës për 5 vite të tjera. Në sezon spanjolli do të ketë përfitime mbi 22 milionë euro dhe në pesë vite fitimet e tij do të shkojnë gjithsej në 115 milionë euro.

Pra, paga do të rritet me më shumë se 5 milionë euro, për trajnerin që po bën historinë me Cityn. Por mediat në Britani bëjnë me dije se nëse City do të përjashtohet nga UEFA, pasi është duke u hetuar, Guardiola me shumë mundësi nuk do të vazhdojë te kjo skuadër.

(Kosova Sot Online)