Barcelona ka gati kontratën për Griezmannin

  • 20 May 2019 - 16:45
Barcelona ka gati kontratën për Griezmannin

Griezmann është rrugës për ta veshur fanellën e Barcelonës sezonin 2019/20. Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann, ditë më parë bëri të ditur se ky është sezoni i fundit me fanellën e Atletico Madridit dhe se do të provojë një tjetër aventurë.

Sipas të gjitha gjasave, klubi i ardhshëm i Griezmann do të jetë Barcelona. Tashmë sipas “Jugones”, Barça e ka gati kontratën për Griezmannin dhe mungon vetëm nënshkrimi.

Për 5 sezone në Atletico, Griezmann ka shënuar 133 gola në 256 paraqitje.

(Kosova Sot Online)