Pas De Ligt, edhe ky futbollist e refuzon Unitedin

  • 20 May 2019 - 18:03
Pas De Ligt, edhe ky futbollist e refuzon Unitedin

Jashtë Champions League dhe me harmoni brenda grupit aspak të mirë, askush nuk do të shkojë tek Manchester United mesa duket, që dikur ka qenë skuadra e ëndrrave për shumë futbollistë.

Fillimisht u raportuar se Matthijs de Ligt kishte refuzuar kalimin tek “Djajtë e Kuq” me pagë 15 milionë euro në sezon. Nga Italia raportohet se Napoli ka refuzuar ofertën prej 110 milionë euro nga klubi anglez, për shërbimet e Kalidou Koulibaly.

“La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Ole Gunnar Solskjaer është i bindur po aq sa ishte Jose Mourinho për të marrë mbrojtësin senegalez.

Sipas gazetës italiane kjo ofertë është hedhur poshtë nga presidenti De Laurentiis dhe klubet që e duan atë duhet të presin deri në qershor të vitit 2020, kur hyn në fuqi klauzola e largimit prej 150 milionë euro.

(Kosova Sot Online)