Adoleshenti i Borussia Dortmund dominon në Bundesliga, Hazard nuk e rivalizon dot

  • 20 May 2019 - 20:29
Adoleshenti i Borussia Dortmund dominon në Bundesliga, Hazard nuk e rivalizon dot

Një sezon fantastik ai i Jadon Sancho që rezervoi imponimin e tij si titullar në formacionin e Borussia Dortmund, duke siguruar edhe grumbullimin e parë me përfaqësuesen e Anglisë.

Ndonëse në përfundim dështoi të fitojë titullin ndaj Bayern Munich, 19-vjeçari përfundoi sezonin në krye të klasifikimit, në lidhje me një karakteristikë tjetër.

Askush nuk realizoi më shumë driblime se sa adoleshenti gjatë sezonit 2018-19 në Bundesliga dhe në këtë aspekt ai ishte i parivalizueshëm.

Sancho realizoi 113 driblime - 42 më shumë se rivali i tij më i afërtë, që ishte vëllai më i vogël i Eden Hazard, Thorgan. Ky i fundit regjistroi 71 driblime të suksesshme për skuadrën e Borussia Monchengladbach, duke lënë pas futbollistin e Schalkes, Daniel Caligiuri, në kuotën e 64 driblimeve.

Ylli i Bayern Munich, Kingsley Coman numëron 60 driblime të suksesshme, ndërsa anësori i Eintracht Frankfurt, Filip Kostic realizoi vetëm një më pak se futbollisti i ekipit bavarez.

Sancho u aktivizua në 43 ndeshje me Dortmund gjatë këtij sezoni pasi luajti vetëm 12 ndeshje vitin e kaluar. Ai shënoi 13 gola dhe hipotekoi 4 aktivizimet e para me përfaqësuesen e Anglisë.

(Kosova Sot Online)