Reali nis ofensivën, zbulohet taktika e Zidane për Mbappe-Neymar

  • 21 May 2019 - 12:22
Reali nis ofensivën, zbulohet taktika e Zidane për Mbappe-Neymar

Real Madridi do të nisë një sulm të fortë ndaj PSG-së për t'i rrëmbyer njërin nga yjet: Neymar ose Mbappe. Madrilenët duan të nisin një revolucion të madh duke qenë se mbyllën një sezon të dështuar, ndërsa Perez ndryshe nga merkatot e tjera i ka dhënë dorë të lirë Zidane dhe do të mbushë vetëm çeqet.

Ëndrra e Realit është Mbappe, pasi ky i fundit e deklaroi hapur se nuk ishte i kënaqur në Francë dhe mund të lëvizte nga PSG. Neymar nga krahu tjetër kuptohet që po vuan shumë, pasi nuk po gjen stabilitet herë nga dëmtimet, herë nga dënimet dhe ekipi francez nuk po arrin suksese në arenën evropiane.

Ende nuk kontakte mes klubeve, por Reali do të lidhet shumë shpejt me klubin francez për dy yjet e ekipit. "Los Blancos" janë të gatshëm që të thyejnë arkat e klubit për të sjellë yje në "Bernabeu" gjatë verës. 

Image

(Kosova Sot Online)