Rishitën biletat e finales, Tottenham merr vendimin për tifozët

  • 21 May 2019 - 18:24
Rishitën biletat e finales, Tottenham merr vendimin për tifozët

 

3 tifozë të Tottenham nuk do të kenë mundësi të shohin finalen e Champions League ndaj Liverpool edhe pse ishin të pajisur me biletë. Klubi londinez tentoi të shesë on-line disa bileta të finales, por më pas komunikoi se këto bileta, të rishitura më pas nga vetë tifozët te persona të tjerë, nuk janë më të vlefshme.

“Mos e shkatërroni një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë sonë, duke përfituar nga tifozët e tjerë. Kushdo që do të përpiqet të rishesë për herë të dytë biletat e finales, me një çmim më të kripur, do të penalizohet rëndë”, thuhet në komunikatën e Tottenham.

Kjo histori, e rishitjes së biletave, është e vjetër sa vetë ky sport. Gjithsesi, Tottenham do të përdorë grusht të hekurt në këtë drejtim. Kështu, 3 tifozë të Spurs, të zbuluar se kanë rishitur on-line biletat e finales, jo vetëm që nuk do të shohin këtë finale, por janë përjashtuar përgjithnjë nga stadiumi për të ndjekur ndeshjet e Tottenham.

(Kosova Sot Online)