Skuadra e njohur spanjolle e do Vedat Muriqin

  • 22 May 2019 - 12:50
Skuadra e njohur spanjolle e do Vedat Muriqin

Në adresë të Vedat Muriqit ka ardhur edhe një ofertë nga La Liga. Skuadra e famshme spanjolle, Real Betis po e kërkon yllin e Kosovës.

4.5 milionë euro është oferta e Betis për djaloshin nga Prizreni. Kjo ofertë pritet të ia prishë planet edhe Fenerbahces, skuadër e cila ka një marrëveshje verbale me kosovarin.

Skuadra ku luan aktualisht Muriqi, Rizespor ka njoftuar se do ta shesë Muriqin tek ajo skuadër që do të ofrojë më shumë para për të.

Image

(Kosova Sot Online)