Plisat: Finalja Feronikeli - Trepça'89 është e kurdisur

  • 23 May 2019 - 20:36
Plisat: Finalja Feronikeli - Trepça'89 është e kurdisur

 

Nesër zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll ku ndeshën Feronikeli e Trepça'89. Ky takim përveç trofeut të Kupës është shumë i rëndësishmë pasi fituesin e dërgon në garat e Ligës së Evropës.

Gjithsesi, tash Freonikeli veçse e ka siguruar daljen në Evropë pasi është shpallur kampion dhe ky takim sa i përket arenës ndërkombëtare nuk qonë shumë peshë për skuadrën dreniase, dhe kjo është arsyeja që tashmë të dalin shumë zëra për një kurdisje të mundshme, shkruan "Kosova Sot Online"

Të kujtomë se nëse Feronikeli e fiton Kupën do të jetë Prishtina ajo që do të dalë në Evropë si skuadra e dytë në tabelë, dhe kjo ka bërë që tifozët e Prishtinës, Plisat, të dyshojnë se Feronikeli t'ja lëshojë lojën Trepçës'89 dhe atë vetëm me qëllim që ta dëmtojë Prishtinën.

" Neser osht finalja e kupes te Kosoves , krejt njerzit po thojn qe osht e kryme loja fiton Trepqa9, amo edhe un jom me Trepqen89 me fitu ksaj radhe. Shkurt e shqip Prishtina nuk ka nevoj per kerkon hiq e dina krejt qe krejt qytetet gati jan kan kunder Prishtines edhe federata kunder Prishtines , besoj me u ndrru ket vit shum sene edhe mos me pas dollovere", ka shkruar kryetari i Plisave Albert Kastrati.

Image

(Kosova Sot Online)