Fenerbahçe kërkon sulmuesin e Milanit

  • 24 May 2019 - 16:27
Fenerbahçe kërkon sulmuesin e Milanit

Në javët e ardhshme Andre Silva, sulmuesi i Milanit do të lërë Sevijën, ku ka shkuar si huazim dhe do të kthehet në Itali.

Skuadra spanjolle nuk e vazhdoi bashkëpunimin me lojtarin portugez dhe kështu, Milani do të gjejë një ekip tjetër për ta shitur atë.

Sipas portalit turk “Sporx”, është Fenerbahçe skuadra, e cila ka nisur kontaktet me italianët, për Andre Silvan.

Image

Soldado zhgënjeu këtë sezon dhe turqit nuk besojnë më te ish-sulmuesi i Valencias. Tashmë pritet të shihen zhvillimet për Silvën dhe nëse Milani do të ulet në tavolinë me gjigantët turq.

(Kosova Sot Online)