Juventusi i ofron Dybalan dhe Sandron për Pogban

  • 26 May 2019 - 10:19
Juventusi i ofron Dybalan dhe Sandron për Pogban

Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë Paulo Dybalan dhe Alex Sandron për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, sipas mediave britanike.

Kampioni italian, sipas mediave në Britani, shpreson se do të mundë ta përdorë dyshen në një marrëveshje shkëmbimi për t’ia ulur çmimin prej 140 milionë euro francezit

Për Dybalan dhe Sandron është përfolur se do të largohen këtë verë për shkak se e kanë humbur shkëlqimin në sezonin e fundit, megjithatë shumë gjëra do të varen nga trajneri i ardhshëm i Juves, pas largimit të Max Allegrit.

Mediat në Itali raportuan së fundmi se drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici, ka udhëtuar drejt Londrës për të biseduar me trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino dhe atë të Manchester City, Pep Guardiola, por edhe me Pogban po ashtu.

Për 26-vjeçarin do të ishte një kthim në Torino, ku luajti nga viti 2012 deri më 2016, pasi iu ishte bashkuar bardhezinjve si lojtar i lirë nga Manchester Unitedi. 

(Kosova Sot Online)