Mbrojtësi i Valencias bën një ndërhyrje horror ndaj trajnerit të tij

  • 26 May 2019 - 20:13
Mbrojtësi i Valencias bën një ndërhyrje horror ndaj trajnerit të tij

Fitorja në finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës ka qenë më shumë se një finale e fituar për ekipin e Valencias, i cili festoi deri në orët e para të mëngjesit.

Se sa të emocionuar ishin futbollistët tregone dhe fakti se mbrojtësi Gabriel Paulista ndërhyri horror ndaj trajnerit të tij Marcelino Garcia Toral duke e rrëzuar në tokë.

Teksa trajneri spanjoll po mbante fjalim para tifozëve të tij Paulista ndërhyri zhagas në të duke e rrëzuar. Por, Marcelinho e mori me sportivitet gjesin e Paulistës për shkak të festës së tyre, megjithëse të gjithë të pranishmit filluan të qeshurat.

Raste të tilla të festave shohim shumë pak, por gëzimi i një triumfi në finale, sidomos ndaj Barcelonës i arsyeton të gjitha. Rrjetet sociale kanë shpërthyer në shaka me veprimin e Paulistas.

Ndryshe Valencia fitoi për herë të tetë në histori Kupën e Mbretit, pasi që në finale e mposhti Barcelonën me rezultat minimal 2-1 në fushën e Betisit.

Kevin Gameiro dhe Rodrigo realizuan për ‘lakuriqët’, derisa Leo Messi shënoi golin e vetëm për blaugranasit.

(Kosova Sot Online)