Mbappe dhe Neymar? Nuk mund të premtoj asgjë

  • 26 May 2019 - 20:41
Mbappe dhe Neymar? Nuk mund të premtoj asgjë

Tuchel nuk premton se Neymar dhe Mbappe do të vazhdojnë ta veshin fanellën e Paris Saint Germain. PSG-ja do të vazhdojë projektin me trajnerin, Thomas Tuchel.

Kjo u konfirmua gjatë ditës së djeshme, ish-trajneri i Borussia Dortmundit hodhi të bardhën mbi të zezë duke rinovuar kontratën deri më 2021.

Por, pjesë e këtij projekti mund të mos jenë dyshja; Neymar Junior dhe Kylian Mbappe.

Dy futbollistët lidhen me një largim të mundshëm nga “Parc des Princes” – njëri mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.

Spekulimet i ka rritur edhe më shumë Tuchel, kur foli për Sky Sports për të ardhmen e dyshes së PSG-së.

“Dëshira ime është e qartë, por unë nuk mund të premtoj, do të ishte diçka naive dhe unë nuk dua të jem naiv në këtë biznes”, tha Tuchell për Sky Sports.

“Dëshira ime si trajner është e qartë. Dua që të gjithë lojtarët e mi të vazhdojnë në PSG, me këtë projekt. Puna ende nuk ka përfunduar”.

“Ajo që thuhet tani nuk mund të jetë e vërtetë muajin tjetër. Ka shumë spekulime dhe kjo do të thotë që kemi shumë cilësi dhe talent”.

(Kosova Sot Online)