Historike: Spanja ndryshon rregullat e futbollit

  • 27 May 2019 - 15:40
Historike: Spanja ndryshon rregullat e futbollit

Marketingu po prek gjithnjë dhe më shumë rregullat në futboll. Spanja ka bërë një ndryshim historik në lidhje me Superkupën e këtij shteti. Barcelona si fituese e kampionatit dhe Valencia si fituese e Kupës së Shqipërisë do të duelonin për këtë torfe, por Federata ka ndryshuar rregullat.

Në edicionin 2019-20 do të ketë 4 skuadra që do të duelojnë për këtë trofe. Barcelona, Valencia, Reali dhe Atletico Madridi do të duelojnë mes tyre në janar. Me datë 9 dhe 9 do të luhen gjysmëfinalet e para, ndërsa fituesit do të ndeshen më 12 janar në finalen e madhe.

Shorti do të jetë rastësor dhe me lotari, pasi Barcelona është fituesja e kampionatit dhe nënkampionja e Kupës së Spanjës. Futbolli po futet në ndryshime rrënjësore.

(Kosova Sot Online)