Tri klubet që përfituan nga triumfi i Chelseat në Ligën e Evropës

  • 30 May 2019 - 14:19
Tri klubet që përfituan nga triumfi i Chelseat në Ligën e Evropës

Trajneri Maurizio Sarri arriti ta mbyllë sezonin e tij të parë në “Stamford Bridge” në pozitën e tretë në tabelën e Premierligës dhe me trofeun e Ligës së Evropës. Por, këto suksese nuk i gëzuan vetëm tifozët e “Blues”.

Gjatë viteve të fundit, përveç trofeut të garës, fituesi i Ligës së Evropës është shpërblyer edhe me një vend të siguruar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Fitorja e Chelsea mbrëmë në Baku, kundër Arsenalit me rezultat 4:1, pati ndikim te edhe tri klube të tjera në kontinentin evropian.

Pasi që Chelsea e kishte siguruar qysh më parë një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, duke u pozicionuar i treti në tabelën e Premierligës, një vend i lirë mbeti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Përfituesi më i madh nga kjo arritje e Chelseat është klubi francez, Olympique Lyon, që e mbylli sezonin e Ligue 1 në pozitën e tretë. Tani ata do të garojnë drejtpërdrejtë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, në vend të rundit të tretë kualifikues.

Suksesi i Chelseat e ndikoi edhe Istanbul Basaksehirin (i dyti në Turqi) dhe LASK Linz (i dyti në Austri). Që këto dy skuadra e kanë kaluar nga një rund kualifikues.

Megjithatë, edhe Chelseat ka përfituar nga triumfi i vet, pasi që tani radhitet te klubet e vazos së parë, ku renditen kampionët e ligave më të forta të Evropës.

(Kosova Sot Online)