Ronaldo rikthehet në Man Utd?

  • 31 May 2019 - 11:33
Ronaldo rikthehet në Man Utd?

Ylli portugez mund të largohet nga Juventusi, ndërsa destinacionet e tij të mundshme janë, rikthimi në Manchester United ose Shtetet e Bashkuara e Azia

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester United.

Këtë lajm “bombë” e ka dhënë ish-futbollisti italian, Andrea Pirlo.

Sipas tij, vende të tjera ku mund të transferohet ylli portugez janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Azia, kur të arrijë koha që ai të largohet nga kampioni i Italisë.

“A do të kthehet Ronaldo në Manchester United? Nuk e di. Ai ka kontratë edhe 2-3 vjet me Juventusin dhe më pas ka mundësi që ai të shkojë në SHBA apo në një vend tjetër. Unë e kam pasur një eksperiencë në Amerikë, ishte e shkëlqyeshme”, ka thënë legjenda italiane për “Daily Mail”.

Ronaldo ishte transferuar në Juventus për ta fituar Champions Leaguen, e cila i mungon klubit torinez qe një kohë të gjatë.

Por, në tentimin e tij të parë, 34 vjeçari nuk ia doli. Menjëherë kanë nisur spekulimet për largimin e tij nga “Bianconeri”. 

(Kosova Sot Online)