Lajmërohet Bersant Celina para ndeshjes me Malin e Zi

  • 31 May 2019 - 17:39
Lajmërohet Bersant Celina para ndeshjes me Malin e Zi

Celina është gati për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka lënë të kuptohet se mezi po i pret përballjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë.

“Gati”, ka shkruar ai në Instagram ku ka postuar foton e atleteve.

Image

22-vjeçari ka zhvilluar një sezon pozitiv me Sëansea City në Championship dhe shpreson që t’i ndihmojë Dardanët në dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020”.

(Kosova Sot Online)