Vdes ish-futbollisti i Real Madridit në moshën 35-vjeçare në një aksident trafiku

  • 01 June 2019 - 13:28
Vdes ish-futbollisti i Real Madridit në moshën 35-vjeçare në një aksident trafiku

José Antonio Reyes ka humbur jetën tragjikisht këtë vikend.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Arsenalit e shumë klubeve tjera, José Antonio Reyes, ka humbur jetën këtë të shtune në një aksident trafiku në vendlindjen e tij në moshën 35-vjeçare, raporton AS.

Lajmi është konfirmuar nga profili zyrtar i FC Sevilla në “Twitter”.

“Ka vdekur në një aksident trafiku lojtari i dal nga akademia jonë, José Antonio Reyes. Pusho në paqe”, shkruan klubi në “Twitter”.


(Kosova Sot Online)