Nga procesi i maskimit, deri te ribashkimi me të dashurën – edhe pse e ka të ndaluar, Vitaly ishte i pranishëm në finale

  • 02 June 2019 - 18:02
Nga procesi i maskimit, deri te ribashkimi me të dashurën – edhe pse e ka të ndaluar, Vitaly ishte i pranishëm në finale

Vitaly Zdorovetskiy e ka të ndaluar hyrjen në stadiumet e futbollit për shkak të ndërhyrjes në fushën e futbollit gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2014.

Image

Ai e ka të ndaluar hyrjen nëpër stadiume (Foto: InstaStory/vitalyzdtv)

Rrengaxhiu i popullarizuar ishte arrestuar pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes finale ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës në Brazil, dhe që atëherë e ka të ndaluar hyrjen në stadiume.

Image

Procesi i maskimit (Foto: InstaStory/vitalyzdtv)

Mirëpo, ai është kujdesur që të ishte i pranishëm në Wanda Metropolitano të Madridit, ku u zhvillua finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenham Hotspurit dhe Liverpoolit.

Image

Hyrja e Vitalyt në stadiumin Wanda Metropolitano (Foto: InstaStory/vitalyzdtv)

Në këtë ndeshje mori vëmendjen e dashura e tij, Kinsey Wolanski, e cila u bë sensacion duke hyrë në fushë e veshur me bikini, teksa e reklamonte faqen pornografike, ‘Vitaly Uncensored’.

“Duke qenë se e kam të ndaluar hyrjen në çdo stadium, duhej të vija i maskuar që ta shihja të dashurën time duke u zhveshur në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka shkruar Vitaly në rrjetet sociale.

Image

Ndërsa përmes disa postimeve në InstaStory, ai e ka treguar gjithë procesin e maskimit, hyrjen në stadium, lirimin nga arrestimi të Kinseyt dhe qëndrimin bashkë me të, pasi plani rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm.

(Kosova Sot Online)