Reja synon të debutojë me fitore në Shqipëri

  • 08 June 2019 - 10:58
Reja synon të debutojë me fitore në Shqipëri

Trajneri Edy Reja do të debutojë sonte me Shqipërinë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020, me ndeshjen kundër Islandës, në stadiumin Laugardalsvollur.

Sot në orën 15:00, Edy Reja do të ulet për herë të parë në karrigen e trajnerit të Kombëtares kuqezi, pasi u emërua në këtë pozitë vetëm pas ndeshjeve të kaluara, pas shkarkimit të Christian Panuccit.

Në këtë ndeshje debutuese, Reja do të tentojë ta dëshmojë veten dhe punën që e ka bërë gjatë ditëve të fundit me skuadrën e kuqezinjve. Këtë gjë dëshiron ta bëjë jo vetëm përmes fitores, por edhe duke shfaqur paraqitje të mirë.

Fitorja kundër Islandës jo vetëm që do të bënte që Reja ta nisë në mënyrë të përsosur karrierën e tij me Shqipërinë, por edhe do t’i përmirësonte gjasat e kuqezinjve për t’u kualifikuar në EURO 2020.

Shqipëria aktualisht radhitet në pozitën e tretë në Grupin H, me tre pikë më pak sesa Franca dhe Turqia. Megjithatë, këto dy të fundit do të përballen mes vete lëtë xhiro dhe Shqipëria do të tentojë ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’iu afruar kreut të tabelës.

Që të dy këto skuadra do të tentojnë ta dëshmojnë veten në këtë ndeshje pasi që gjatë kohës së fundit kanë kaluar në një periudhë jo edhe aq të mirë.

Në ranglistën e FIFA-S, Islanda radhitet e 40-ta (ka rënë për dy pozita më poshtë), ndërsa Shqipëria në pozitën e 62-të (ka rënë një pozitë më poshtë).


(Kosova Sot Online)