Yjet e Kosovës e përkujtojnë Vokrrin: Na mungon legjendë

  • 09 June 2019 - 14:58
Yjet e Kosovës e përkujtojnë Vokrrin: Na mungon legjendë

Disa yje të ekipit kombëtar të Kosovës kanë zgjedhur rrjetet sociale për ta përkujtuar legjendën e futbollit shqiptar, ish-presidentin e Federatës së Futbollist të Kosovës, Fadil Vokrrin, në njëvjetorin e vdekjes së tij.

Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda dhe Besar Halimi i kanë përdorur rrjetet sociale për ta kujtuar njeriun i cili ua mundësoi atyre ta përfaqësojnë atdheun në arenën ndërkombëtare.

Në këtë ditë një vjet më parë, vendi e humbi njeriun më të rëndësishëm në historinë e sportit, atë që e krijoi Kombëtaren dardane dhe i bindi dy shtëpitë qeverisëse të futbollit botëror dhe evropian, FIFA-n dhe UEFA-n, ta pranojnë Kosovën në foletë e veta.

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vdiq mëngjesin e 9 qershorit 2018, si pasojë e një sulmi në zemër.

Qendërmbrojtësi i Dinamo Zagrebit Rrahmani ka shkruar në llogarinë e vet personale në Instagram: “Na mungon”, shkrim të cilit ia ka shoqëruar një figurë pikëlluese.

Mesfushori i Velerengas Shala, ka shkruar në llogarinë e vet në Instagram se i gjithmonë do ta bartë në zemër legjendën shqiptare. “Gjithmonë në zemrat tona”.

Ndërsa, mbrojtësi i Standard de Liege Vojvoda ka shkruar: “Një vjet pa legjendën”.

Sot në mesditë, ekipi kombëtar i Kosovës, e nderoi figurën e Vokrrit nga hoteli ku po qëndron në Sofje, para përballjen me Bullgarinë në një ndeshje të rrethit të katërt të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020. 

Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)