Islandë – Turqi, situatë e tensionuar para përballjes

  • 10 June 2019 - 18:58
Islandë – Turqi, situatë e tensionuar para përballjes

Turqia ka udhëtuar për në Islandë ku do të përballet me vikingët në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Por turqit janë nderë shumë keq nga tallja që islandezët i kanë bërë mesfushorit Emre Belozoglu.

Image

Një nga gazetarët e pranishëm në aeroport i nxori një furçë banje në vend të mikrofonit. Por nuk mbyllet vetëm me kaq. Kombëtarja turke është vonuar rreth tre orë në aeroportin e Keflavik ku ka pasur kontrolle të rrepta, pasi u janë hapur të gjitha cantat lojtarëve dhe stafit teknik.

Një gjë e tillë i ka acaruar jo pak. Shteti turk ka lëshuar notë diplomatike, ndërsa ambasadori turk në Norvegji, Fazli Korman, është nisur menjëherë drejt Islandës pas ngjarjeve të fundit.

Turqia kërkon që Islanda të kërkojë falje për episodet, të cilët i cilëson si primitive. “Ajo çfarë u ndodhi lojtarëve tanë ishte një akt dhune. Autoritetet islandeze duhet të kërkojnë falje për këtë trajtim primitiv”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i partisë që qeverisë me vendin, Omer Celik.


Polemikave përpara ndeshjes Islandë-Turqi, i është futur edhe kapiteni Aron Gunnarsson.

Image

Kapiteni i Islandës: Na pritën njëjtë para disa vitesh

Sipas mesfushorit, e njëjta gjë i ka ndodhur Islandës në vitin 2015, në një ndeshje që palët luanin për kualifikueset e Euro 2016.

“Nuk e kuptoj. E njëjta gjë na ka ndodhur neve në aeroport në Turqi, kur udhëtuam për të luajtur për kualifikueset e Euro 2016”, deklaroi ai. Ndeshja që zhvillohet të martë është ndezur shumë para kohe.

(Kosova Sot Online)