Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

  • 11 June 2019 - 13:55
Prishtina mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Prishtina do të përballet me klubin nga Gjibraltari, St Joseph’s, në rundit paraeliminator të Ligës së Evropës.

Ceremonia e shortit filloi sot në orën 13:00 dhe ajo u mbajt në shtëpinë e futbollit evropian, në Nyon të Zvicrës.

Në këtë short morën pjesë 14 skuadra, prej të cilave shtatë me koeficient më të lartë u vendosën në vazon e parë, ndërsa shtatë me koeficient më të ulët në vazon e dytë.

Për shkak se kishte marrë pjesë edhe më parë në Ligën e Evropës, Prishtina ishte shpërblyer me pikë në koeficient dhe u rendit në radhën e skuadrave të vazos së parë. Kjo do të thotë që kishte më shumë gjasa që klubi kryeqytetas të përballet me skuadra më të dobëta. 

Ndeshjet e para do të zhvillohet më 27 qershor, ndërsa ndeshjet kthyese do të zhvillohen të enjten e ardhshme, 4 korrik.

Koeficientët e klubeve vendosen nga UEFA ose përmes shumës së pikëve që klubi i ka fituar gjatë pesë vjetëve të fundit ose sipas koeficientit të Federatës gjatë po të njëjtës periudhë kohore. Koeficienti më i lartë nga këto dy opsione vlen për short.

Prishtina mori pjesë në këtë short si nënkampione e Superligës së Kosovës. Pasi që Feronikeli e fitoi edhe titullin e ligës e edhe atë të Kupës, Prishtinës i takoi vendi në rundin parakualifikues të Ligës së Evropës.

Shorti i plotë:

Progrès (LUX) v Cardiff MU (ËAL)
La Fiorita (SMR) v Engordany (AND)
Sant Julià (AND) v Europa (GIB)
Ballymena (NIR) v NSÍ (FRO)
Prishtina (KOS) v St Joseph’s (GIB)
Tre Fiori (SMR) v KÍ Klaksvík (FRO)
Barry Toën (ËAL) v Cliftonville (NIR)

(Kosova Sot Online)